image Dikur kishte numër të madh të të infektuarve, ja sa raste aktive me COVID-19 ka sot Ferizaji

Shëndetësi

Dikur kishte numër të madh të të infektuarve, ja sa raste aktive me COVID-19 ka sot Ferizaji

news image

Komuna e Ferizajt njofton se me konfirmimin e tri rasteve të reja me COVID-19, numri i rasteve aktive në këtë komunë ka shkuar në 140.

Përveç tri rasteve pozitive, në këtë komunë sot u konfirmuan edhe gjashtë persona të shëruar.

Deri më tani numri i të shëruarve në komunën e Ferizajt ka shkuar në 607.

Komuna e Ferizajt u ka bërë thirrje qytetarëve që t’i respektojnë të gjitha masat kundër koronavirusit./Gazeta Sinjali/