image Digjet vetura e Mefail Bajqinovcit të VV-së

Siguri

Digjet vetura e Mefail Bajqinovcit të VV-së

news image

Sonte, gjysmë ore më parë, është përfshirë nga zjarri një veturë në lagjen “Arbëria” në Prishtinë, shkruan Gazeta Sinjali.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ajo tha se edhe një veturë tjetër që ka qenë afër saj është prekur nga zjarri.

“Rreth orës 19:00 është raportuar për një veturë me targa vendore të përfshirë nga zjarri në lagjen ‘Arbëria’ në Prishtinë. Nga zjarri është prekur edhe një veturë afër veturës që kishte marrë flakë“, tha Ahmeti.

Ajo njoftoi se kanë nisur hetimet për zbardhjen e rastit.

“Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu edhe zjarrfikësit të cilët e kanë menaxhuar përhapjen e zjarrit. Aktualisht policia ka nisur me ndërmarrjen e veprimeve që konsistojnë në zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, përfundoi ajo.

Gazeta Sinjali mëson se vetura e djegur është në pronësi të kandidatit të Lëvizjes Vetëvendosje për deputet, Mefail Bajqinovcit.

Gazeta Sinjali ka provuar që të kontaktojë me Bajqinovcin, por ai nuk e ka hapur telefonin./Gazeta Sinjali/