image Digjet një shtëpi në Gjakovë

Siguri

Digjet një shtëpi në Gjakovë

news image

Një shtëpi në fshatin Novosellë të Gjakovës është djegur sot, shkruan Gazeta Sinjali.

Një sinjalizues ka thënë për Sinjalin se janë djegur tri shtëpi në këtë fshat.

Mirëpo nga zjarrfikësit thonë që nga zjarri është kapluar vetëm një shtëpi, ku jeton një familje.

Zëdhënësi i zjarrfikësve në rajonin e Gjakovës, Xhevdet Brahimaj, ka thënë që nuk ka të lënduar dhe se situata është në kontroll. /GazetaSinjali/