image Digjen mbeturinat në afërsi të trafos në Gjakovë - zjarrfikësit në vendin e ngjarjes

Siguri

Digjen mbeturinat në afërsi të trafos në Gjakovë – zjarrfikësit në vendin e ngjarjes

news image

Në lagjen “Yll Morina” në qytetin e Gjakovës në afërsi të kontejnerëve po digjen mbeturinat, të cilat kanë shkaktuar edhe tym në këtë pjesë të qytetit, shkruan Gazeta Sinjali.

Në një video të dërguar nga sinjalizuesi i Gazetës Sinjali shihet se si flakët kanë përfshirë njërin nga kontejnerët.

Sinjalizuesi ka njoftuar se zjarri është ndezur në afërsi të trafos së rrymës.

Tutje ai ka bërë me dije se para pak minutash në vendin e ngjarjes kanë arritur edhe zjarrfikësit të cilët kanë filluar që ta shuajnë zjarrin.

/Gazeta Sinjali/