Gjatë dy ditëve të ardhshme mbi vendin tonë do të mbajë mot i ndryshueshëm, me diell dhe vranësira, të cilat ditën e enjte parashihen që vende-vende të sjellin riga lokale.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7-8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18-19 gradë Celsius.
Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-13 m/s, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës. /Gazeta Sinjali/