image Dhunohet seksualisht një femër në një motel të Gjakovës

Sinjalizime

Dhunohet seksualisht një femër në një motel të Gjakovës

news image

Një femër ka raportuar në Polici se është dhunuar sekualisht nga një mashkull në një motel të Gjakovës.

E njëtja ka treguar se ishte njoftuar me të dyshuarin përmes rrjetit social, Facebook.

Sipas saj, ata ishin takuar në një lokal në Klinë dhe pastaj rrugës për në Gjakovë i dyshuari e kishte ngacmuar seksualisht dhe e kishte rrahur në veturë. Akti i dhunimit kishte përfunduar në motel.

Sinjalizuesit kanë bërë të ditur se i dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje./Gazeta Sinjali/