image Dhunë në familje/ Rrah gruan, arrestohet një person në Ferizaj

Siguri

Dhunë në familje/ Rrah gruan, arrestohet një person në Ferizaj

news image

Në fshatin Talinovc të Ferizajt një burrë është arrestuar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje e ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij, raporton Gazeta Sinjali.

Burime të Gazetës Sinjali brenda policisë në Ferizaj kanë bërë të ditur se viktima është dërguar për tretman mjekësor në spital.

Ndërsa në lidhje me të dyshuarin këto burime kanë thënë se është dërguar në mbajtje, shkruan Gazeta Sinjali.

Rasti është dhënë edhe në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

/Gazeta Sinajli/