COVID-19

Të infektuar

3356

Të shëruar

1874

Të vdekur

66

Dezinfektohen çerdhet publike në kryeqytet

news image

Gjatë ditës së nesërme do të rihapen të gjitha çerdhet publike në Prishtinë, pas vendimit të Qeverisë në detyrë të Kosovës për lehtësimin e masave kundër koronavirusit.

Në fazën e tretë të lehtësimit të masave janë hapur edhe çerdhet dhe kopshtet për fëmijë nga data 1 qershor, por Komuna e Prishtinës një gjë të tillë do ta bëjë me një ditë vonesë pasi sot janë dezinfektuar të gjitha çerdhet publike.

“Sot u dezinfektuan të gjitha çerdhet publike, të cilat do të rihapen nesër dhe do të jenë gati për fëmijët tanë të dashur”, ka shkruar në Facebook, kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti. /Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin