image Detaje tronditëse të ngjarjes së trishtë në Ferizaj: 17-vjeçarja me të meta psikike u dhunua në një motel, i dyshuari e mbajti tërë natën

Siguri

Detaje tronditëse të ngjarjes së trishtë në Ferizaj: 17-vjeçarja me të meta psikike u dhunua në një motel, i dyshuari e mbajti tërë natën

news image

Të mërkurën në një motel në Ferizaj, një vajzë 17 vjeç dyshohet se është dhunuar nga një burrë. Sipas Policisë, viktima është me të meta psikike, ndërsa tani Sinjali iu sjell detaje se si ndodhi e gjithë ngjarja.

Burimet e Sinjalit kanë njoftuar se viktima bashkë me nënën e saj kanë raportuar në Polici se të mërkurën rreth orës 15:00, e mitura ishte duke u kthyer me autobus nga fshati Pojatë për në Ferizaj për t’u shëtitur, mirëpo rrugës ishte takuar me një djalë të panjohur, emrin e të cilit nuk e dinte.

Sipas dëshmisë së viktimës, i panjohuri e ka marrë atë pa dëshirën e saj dhe e ka dërguar në një motel në Ferizaj ku edhe dyshohet se e ka dhunuar.

Sipas së miturës, në këtë motel ata kanë qëndruar gjatë gjithë natës.

Sinjali mëson se në lidhje me këtë rast, është kontaktuar prokurori kujdestar dhe rasti është hapur si “Dhunim”.

/GazetaSinjali/