image Detaje të reja për rrahjen masive te "Rruga B"

Siguri

Detaje të reja për rrahjen masive te “Rruga B”

news image

Mbrëmë te “Rruga B” në Prishtinë ka ndodhur një rrahje masive në mes gjashtë personave, të cilët më pas u arrestuan. Gazeta Sinjali raportoi se në vendin e ngjarjes u gjet një thikë dhe një armë.

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka dhënë detaje, duke bërë të ditur se dy prej të dyshuarve janë të mitur.

Rr. B, Prishtinë 23.03.2021 – 23:10. Raportohet se ka ndodhur një përleshje në mes gjashtë të dyshuarve meshkuj kosovarë, ku dy prej tyre janë të mitur. Gjatë përleshjes janë përdorur mjete të mprehta. Në vendin e ngjarje është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë dhe një thikë. Të dyshuarit janë arrestuar, ndërsa të lënduarve i është ofruar tretman mjekësor.”

/GazetaSinjali/