Fazli Kikaj është ndaluar sot pasi po akuzohet se ka kryer veprën “Ofrimi i materialit pornografik personave nën moshën gjashtëmbëdhjetë vjet”. Sinjali mëson se pas arrestimit, me urdhër të prokurorit të rastit është bastisur banesa e të dyshuarit.
Bastisja në banesën e tij në lagjen Ortakoll të Prizrenit, u krye në orët e para të mëngjesit, ku u gjetën dëshmi në lidhje me rastin.
Mësuesi nga Prizreni dyshohet se ka kryer veprën “Ofrimi i materialit pornografik personave nën moshën gjashtëmbëdhjetë vjet”, pasiqë në Kodin Penal të Republikës së Kosovës nuk ekziston termi “pedofili”.
Sipas këtij kodi, ai që kryen veprën penale “Ofrimi i materialit pornografik personave nën moshën gjashtëmbëdhjetë vjet” mund të dënohet me 3 muaj deri në 3 vjet burgim, raporton Gazeta Sinjali.
Detajet tronditëse u publikuan në emisionin ‘Piranjat’ në ABC, ku përkundër që gazetarja është prezantuar si 15-vjeçare, 76-vjeçari ka bërë biseda erotike me të dhe i ka dërguar fotografi e video të organit të tij gjenital. Ai është takuar më pas me ‘të miturën’ në Prizren, të cilën e ka ftuar në momentin e parë në shtëpinë e tij, raporton Gazeta Sinjali.
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.