image Momenti kur Fazli Kikaj i akuzuar për pedofili dorëzohet në Polici - VIDEO

Siguri

Momenti kur Fazli Kikaj i akuzuar për pedofili dorëzohet në Polici – VIDEO

news image

Gazeta Sinjali pak më parë raportoi se Fazli Kikaj, 76-vjeçar nga Prizreni, i cili po akuzohet për pedofili është paraqitur vetë në Polici, një ditë pasi nuk u gjet në adresën e banimit.

Sinjalizues të Sinjalit kanë dërguar pamje nga momenti kur Kikaj arrin te stacioni policor për t’u paraqitur për rastin për të cilin po akuzohet.

Ai po akuzohet për pedofili, pasi iu publikuan pamje teksa shihej se si tentoi ta bindte për marrëdhënie intime një vajzë 15-vjeçare, e cila në realitet është gazetare në Shqipëri.

Burimet e Sinjalit kanë njoftuar se Policia, në koordinim me Prokurorinë janë duke kryer veprimet e nevojshme hetimore lidhur me këtë rast.

Disa njësi policore tashmë kanë shkuar në adresën e banimit të Kikajt, për të kryer kontrollet e nevojshme.

/GazetaSinjali/