image “Ende jam normal me mend”, deklarohet për herë të parë mësuesi 76-vjeçar nga Prizreni i akuzuar për pedofili

Siguri

“Ende jam normal me mend”, deklarohet për herë të parë mësuesi 76-vjeçar nga Prizreni i akuzuar për pedofili

news image

Mbrëmë emisioni ‘Piranjat ‘ në ABC ka publikuar mesazhe dhe pamje të Fazli Kikajt, 76-vjeçar nga Prizreni, me profesion mësues, që është futur në kurth nga gazetarja e këtij mediumi. Përkundër që gazetarja është prezantuar si 15-vjeçare, Kikaj ka bërë biseda erotike me të dhe i ka dërguar fotografi e video të organit të tij gjenital. Mësuesi Fazli është takuar më pas me ‘të miturën’ në Prizren, të cilën e ka ftuar në momentin e parë në shtëpinë e tij. 

Gazeta Sinjali ka kontaktuar Kikajn në rrjetin social Facebook për të marrë një deklaratë pas pamjeve skandaloze që u bënë publike mbrëmë. 

Ai fillimisht tha se nuk e ka idenë se për çka është fjala, ndërkohë që akuzoi se ajo çfarë është publikuar është kamuflazh dhe skenar“.  

Për akuzat për pedofili, Kikaj e pati një arsyetim të shkurt se “ende jam normal me mend“.  Ai refuzoi të japë një deklaratë për rastin në të cilin është përfshirë sepse sipas tij “s’ka çka të thotë“. 

Tutje, në bisedën e gazetares së Sinjalit me Kikajn, ai e lëshoi një koment që lë shumë për të dëshiruar. “Nuk kam gabuar kur kam qenë i ri e lëre më tani“, tha Kikaj derisa deklaroi se para se të akuzohet për pedofili “duhet pa disa gjëra përpara“.

/GazetaSinjali/