image Detaje të reja për infektimin e futbollistëve të Manchester Cityt me COVID-19

Futboll

Detaje të reja për infektimin e futbollistëve të Manchester Cityt me COVID-19

news image

Ndeshja që pritej të zhvillohej sonte në mes Evertonit dhe Manchester Cityt u anulua, pasi që futbollistët e Cityt kanë rezultuar pozitivë për COVID-19.

Kurse, tani kanë dalë detaje të reja në lidhje me infektimin e këtyre futbollistëve, transmeton Sinjali Sportiv.

Sipas raportimeve të fundit, është bërë e ditur se të paktën gjysma e skuadrës është infektuar me koronavirus.

Po ashtu, futbollistët po besohet se janë infektuar gjatë qëndrimit në Londër, javën e kaluar ku kanë zhvilluar ndeshje në kuadër të ‘Carabao Cup’.

Kurse, Premier Liga ka marrë vendim që ndeshja në mes tyre dhe Evertonit të shtyhet, shkaku i kësaj situate.

/Sinjali Sportiv/