Gazeta Sinjali pak më parë raportoi se një fëmijë i mitur është gjetur pa shenja jete në kanalin e “Ibër Lepencit” në fshatin Vaganicë të Mitrovicës.
Sinjali lidhur me rastin mëson se fëmija është 12-vjeçar, dhe dyshohet se ai ka hyrë për t’u larë në lumë, por pastaj është mbytur.
Nga burimet e Sinjalit bëhet e ditur se në vendin e ngjarjes janë gjetur biçikleta dhe rrobat e tij.
Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
“Rreth orës 17:50, është raportuar se në kanalin e “Ibër Lepencit” në fshatin Vaganicë të Mitrovicës, është gjetë pa shenja jete në ujë një (i mitur)
Njësitë relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalur në vendin e ngjarjes ku është konstatuar vdekja e viktimës”, deklaroi ai për Sinjalin.