image Tragjike/ Gjendet pa shenja jete një i mitur në kanalin e "Ibër Lepencit" në Mitrovicë

Siguri

Tragjike/ Gjendet pa shenja jete një i mitur në kanalin e “Ibër Lepencit” në Mitrovicë

news image

Në mesditën e sotme një fëmijë i mitur është gjetur pa shenja jete në kanalin e “Ibër Lepencit” në fshatin Vaganicë të Mitrovicës, shkruan Gazeta Sinjali.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Zahiti ka bërë të ditur se njësia relevante dhe ekipi mjekësor janë dalë në vendin e ngjarjes dhe është konstatuar vdekja e tij.

“Rreth orës 17:50, është raportuar se në kanalin e “Ibër Lepencit” në fshatin Vaganicë të Mitrovicës, është gjetë pa shenja jete në ujë një (i mitur)
Njësitë relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalur në vendin e ngjarjes ku është konstatuar vdekja e viktimës”
, deklaroi ai për Sinjalin.

/GazetaSinjali/