image Detaje se si ka ndodhur vrasja e rëndë në Ferizaj, dorasi shtiu së paku pesë herë mbi trupin e viktimës - Sinjali

Detaje se si ka ndodhur vrasja e rëndë në Ferizaj, dorasi shtiu së paku pesë herë mbi trupin e viktimës

news image

Gazeta Sinjali raportoi pak më parë për ngjarjen e rëndë që ka ndodhur mbrëmë në orët e vona, në rrugën “Rexhep Bislimi” në Ferizaj, që si pasojë e gjuajtjeve me armë zjarri nga Qendrim Januzi i vdekur ka mbetur Gazmend Hyseni, 30-vjeçar.

Lidhur me rastin, Sinjali ka mësuar në detaje se si ka ndodhur e gjithë ngjarja.

Siç mëson Sinjali, i dyshuari, Qendrim Januzi, 30-vjeçar për vrasjen e bashkëmoshatarit të tij Gazmend Hyseni, u godit me një plumb në nofull, ku sot në orët e para të mëngjesit iu është nënshtruar operacionit në QKUK, që tashmë gjendja e tij shëndetësore është stabile.

Burimet bëjnë të ditur se plagosja e tij është bërë nga pjesëtari i policisë, Njësiti Antidrogë në Ferizaj, të cilët ishin rastësisht në vendin e ngjarjes, duke e transportuar një person të ndaluar për në qendrën e paraburgimit.

Ata ishin ndaluar për të marrë ujë në market, kur vërejnë të dyshuarin me pistoletë në dorë duke ikur, pasi kishte shtënë së paku pesë herë në drejtim të viktimës Gazmend Hysenit.

Në tentativë për ta ndaluar, i dyshuari nuk përfilli urdhërin e zyrtarit policor dhe për një moment ishte kthyer me pistoletë në dorë, duke e drejtuar kah zyrtari policor .

Për të zmbrapsur rrezikun dhe kap personin e dyshuar për vrasje të rëndë, zyrtari policor ka shtënë në drejtim të tij një herë, duke e goditur në nofull, goditje kjo që e pasivizoi menjëherë të dyshuarin.

Burimet nga Prokuroria kanë njoftuar se tashmë janë siguruar prova materiale dhe video incizime që provojnë se si ka ardhur deri tek vrasja e rëndë.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin