image Dështoi në transferimin e Sanches, Milani kthen fokusin te dyshja e Premier Ligës

Futboll

Dështoi në transferimin e Sanches, Milani kthen fokusin te dyshja e Premier Ligës

news image

Milan “dështoi” në pistën Renato Sanches, pasi mesfushori portugez zgjodhi kalimin te skuadra e PSG-së.

Në një situatë të tillë, drejtuesit e kuqezinjve kanë menduar për të tjera alternativa për të përforcuar skuadrën, teksa këtë herë kanë hedhur sytë në Premier League.

Për mesfushën, në radarët e Maldinit kanë rënë dy lojtarët e Tottenham.

Sipas “Il Corriere della Sera”, Tanguy Ndombele dhe Pape Matar Sarr janë në listën e dëshirave, të cilët janë piketuar nga Milan si të duhurit për t’i transferuar në Serie A.

/GazetaSinjaliSport/