image Dëshmitari: Enisi jeton vetëm, e pashë duke bërtitur me flokë të përrzhitura

Kosovë

Zjarri/ Dëshmitari: Enisi jeton vetëm, e pashë duke bërtitur me flokë të përrzhitura

news image

Nga një shpërthim zjarri në një banesë në lagjen Ulpiana deri më tani gjashtë persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore.

Një nga ta është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor, ndërkohë që 5 të tjerët tretmanin e kanë marrë në vend ngjarje (probleme me frymëmarrje nga tymi).

Dëshmitarët thonë se në banesën e djegur ka banuar një djalë i vetmuar, i cili qe tre muaj nuk ka pasur energji elektrike.

Fqinjët dyshojnë se zjarri ka mundur të vijë nga ndonjë qiri ose nga ndonjë bombolë gazi. Ata madje e kanë hequr nga banesa personin pasi që kishte marr lëndime.

Dëshmitari Afrim Gashi thotë se së bashku me një shok e kanë shpëtuar viktimën.

Gashi thotë se personi rreth moshës 30 vjeçare është rast social dhe në banesë nuk ka rrymë që tre muaj.

“Enisi është pronari i banesës. Ai njeri është rast social. Rrymë që tre-katër muaj nuk ka e ne shpeshherë u kemi thënë atyre të KEK-ut vendosjani rrymën se është rast social…. Nuk e di pse ka ndodhur zjarri, a u djegë me qiri apo nuk është djegur, rrymë në atë banesë nuk ka pasur… Shkaku i rrymës ka mundur të ndodh kjo. E ka ndez qiriun natën apo diçka tjetër dhe ka ardhur deri tek zjarri. E kam parë Enisin, ka qenë duke bërtitur, flokët e përzhitura, i djegtë ngapak. E kemi kap me një shok dhe e kemi qit  jashtë”, tregon Gashi.

Por shkaktarët e zjarrit ende nuk ndihen. Kështu të paktën thotë Policia e Kosovës.