image Derby della Madonnina i takon Milanit, gara për titull bëhet e zjarrtë

Futboll

Derby della Madonnina i takon Milanit, gara për titull bëhet e zjarrtë

news image

Ka përfunduar Derby della Madonnina me rezultat interesant, shkruan Sinjali Sport.

Milani ka arritur që ta mposhtë kampionin në fuqi, Interin me rezultat 1-2, duke bërë rikthim të madh në rezultat.

Zikaltërit kaluan të parë në avantazh me golin e minutës së 38-të nga Ivan Perisic, duke shkuar në pushim me epërsi minimale.

Megjithatë në periudhën e dytë të lojës, Rossoneri përmbysi gjithçka në favor, duke shënuar dy herë brenda pesë minutave me anë të Olivier Giroud (75’, 79’).

Me këtë fitore Milani i afrohet në vetëm një pikë (52) Interit (53), duke e bërë garën për titull më të zjarrtë. /Gazeta Sinjali Sporti/