image Deputeti serb: Është koha për marrëveshje për çështjen e Kosovës

Politikë

Deputeti serb: Është koha për marrëveshje për çështjen e Kosovës

news image

Deputeti dhe politikani serb Vladimir Gjukanoviq thotë se seanca e nesërme që do të mbahet për çështjen e Kosovës nuk guxon të kthehet në luftë partiake sepse tani nuk është koha për këtë.

Gjukanoviq, i cili është pjesë e grupit parlamentar në Kuvendin e Serbisë përmes partisë së presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, në Twitter tha se beson se të gjithë mund të jenë të përgjegjshëm dhe të kontribuojnë përmes diskutimit të civilizuar.

“Personalisht nuk kam ndërmend të luftoj partiakisht. Nuk është koha për një gjë të tillë. Nuk është koha për fraza, për përdorim të pakuptimtë të fjalëve të mëdha, për sharje nuk e di çfarë. Është koha ta shikojmë situatën në mënyrë racionale dhe të jemi të vetëdijshëm për atë që na pret. Nuk jam aspak optimist për ngjarjet e ardhshme. Do të doja që nesër dhe pasnesër të jenë më harmonike se kurrë dhe këtë ta shohin të gjithë”, tha Gjukanoviq.

/GazetaSinjali/