image Shpallet fajtor dhe dënohet me burgim Skender Krasniqi për vrasjen e djalit të tij, Albertit

Drejtësi

Shpallet fajtor dhe dënohet me burgim Skender Krasniqi për vrasjen e djalit të tij, Albertit

news image

Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti i Përgjithshëm Penal ka shpallur fajtor dhe ka dënuar me burgim në kohëzgjatje prej tre vite e pesë muaj, Skender Krasniqin i cili akuzohej për vrasjen e djalit të tij, Albert Krasniqit, raporton Gazeta Sinjali.

Këtë e ka bërë të ditur Gjykata Themelore në Prishtinë, sipas të cilës, të pandehurit do t’i llogaritet edhe koha e paraburgimit.

I akuzuari S.K është shpallur fajtor dhe është dënuar me burgim në kohëzgjatje prej tre (3) vite e pesë (5) muaj, i cili dënim do të ekzekutohet në afat prej 15 ditësh nga plotfuqishmëria e këtij aktgjykimi. Koha e kaluar nën masën e paraburgimit për të pandehurin  do të llogaritet në dënimin e shqiptuar me burgim prej datës 27.01.2021“, thuhet në njoftim të Gjykatës.

Tutje sipas Gjykatës, të pandehurit Skender Krasniqi i vazhdohet masa e paraburgimit deri në plotfuqishmëri të këtij aktgjykimi por jo më gjatë se dënimi i shqiptuar me burgim sipas aktgjykimit të shpallur nga kjo Gjykatë.

Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes kësaj gjykate.

Kujtojmë që kjo ngjarje kishte tronditur opinionin, derisa babi i Albertit, tani i pandehur, Skender Krasniqi, kishte denoncuar veten në policinë duke u thënë “e vrava djalin“.

/GazetaSinjali/