image Kush është Albert Krasniqi, i riu që dyshohet se u vra nga babai i tij

Siguri

Kush është Albert Krasniqi, i riu që dyshohet se u vra nga babai i tij

news image

Sinjali pak minuta më parë raportoi se ka ndodhur një vrasje në Prishtinë, ku një prind ka vrarë djalin e tij.

Tani Sinjali mëson se i dyshuari është Skënder Krasniqi, afarist nga Prishtina.

Burime të Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se i dyshuari pas këtij veprimi, ka thirrur Policinë e Kosovës lidhur me rastin dhe u ka thënë atyre se “ejani se e vrava djalin”.

Por, kush ishte Albert Krasniqi, personi i cili dyshohet se u vra sot nga babai i tij në Prishtinë?

Gazeta Sinjali mëson se Krasniqi ishte i dënuar për vrasje, të cilin dyshohet se e kishte kryer në një diskotekë të Graçanicës.

Ai gjithashtu kishte qenë i përfshirë në plagosjen e reperit të njohur nga Shqipëria, Noizy.

Plagosja kishte ndodhur më 13 shtator të vitit 2016, në qendër të Prishtinës ndërsa Krasniqi kishte qenë i paraburgosur dhe i dënuar për plagosjen e tij.

Po ashtu, së fundmi, Krasniqi ishte shpallur në kërkim për dhunë në familje nga njësitet relevante.

/Gazeta Sinjali/