Ka përfunduar edhe derbi i javës në elitën e futbollit italian, shkruan Sinjali Sport.
‘Derby Della Madonnina’ është mbyllur pa fitues, ku rezultati përfundimtar është 1-1.
Hakan Calhanoglu e hapi takimin, duke shënuar ndaj ish skuadrës përmes penaltisë në minutën e 11-të.
Megjithatë nuk shkoi shumë dhe Milani barazoi me autogolin e minutës së 17-të nga Stefan de Vrij.
Interi kishte mundësinë të kalonte në avantazh në minutën e 27-të, por nga pika e bardhë nuk ishte i saktë Lautaro Martinez.
Rossoneri me barazim arrin në kuotën e 32 pikëve dhe është në vendin e dytë duke e ndarë kreun me Napolin që po ashtu ka aq pikë, por për shkak të golaverazhit është lideri.
Përderisa në anën tjetër, Nerazzurri me 25 pikë e mban pozitën e tretë. /Gazeta Sinjali Sporti/