image De Ketelaere paralajmëron Milanin: Nëse vjen oferta, unë jam gati

Futboll

De Ketelaere paralajmëron Milanin: Nëse vjen oferta, unë jam gati

news image

Charles De Ketelaere ndihet gati për një aventurë të re, duke sugjeruar se ai është ‘kurioz se çfarë do të sjellë e ardhmja’ mes lidhjeve me Milanin dhe Leeds United.

Sulmuesi 21-vjeçar belg ishte një nga yjet në Club Brugge sezonin e kaluar, duke shënuar 14 gola dhe duke dhënë shtatë asistime teksa shkëlqeu në një sërë pozicionesh sulmuese. De Ketelaere është një nga talentët e rinj më emocionues në Evropë dhe duket i gatshëm të bëjë kalimin në Top pesë ligat evropiane.

Duke folur për Eleven Spots, De Ketelaere theksoi dëshirën e tij për të arritur më shumë në karrierën e tij.

“Unë ende nuk ndihem i plotësuar, edhe pse kam luajtur kundër Messit dhe De Bruyne. Ende nuk më mjafton.”

Ndër të tjerash De Ketelaere konfirmoi se ai është gati për lëvizjen në një klub në një ligë të lartë si Milani apo Leeds United.

“Jam kurioz të di se çfarë do të sjellë e ardhmja, nëse klubet e tjera tregojnë interes, unë do t’i dëgjoj. Në të kaluarën thosha: “Nëse ndonjëherë do të më duhej të largohesha nga Club Brugge, do të isha shumë i frikësuar”. Por tani është ndryshe, nëse vjen një ofertë solide, unë jam gati”.

/GazetaSinjaliSport/