image De Jong flet për të ardhmen e tij, mes spekulimeve për një largim të mundshëm këtë verë

Futboll

De Jong flet për të ardhmen e tij, mes spekulimeve për një largim të mundshëm këtë verë

news image

Frenkie De Jong ka folur në lidhje me të ardhmen e tij.

Holandezi ka qenë i lidhur me një kalim tek Manchester United këtë verë.

Sidoqoftë, 25-vjeçari ka deklaruar së fundi se ai shpreson të qëndrojë në Barcelonë pasi sipas tij ky është “klubi i ëndrrave të tij”.

“Preferoj të qëndroj te Barça. Këtë e thashë edhe më parë, Barcelona është klubi i ëndrrave të mia.

Kontakte me klube të tjera? Nuk dua të flas më për thashetheme. Ndihem mirë te Barcelona. Nuk ka asnjë marrëveshje dhe asgjë zyrtare”, u shpreh ai.

I pyetur në lidhje me zërat për një transferim tek Manchester United, ai shtoi: “Sigurisht që kam dëgjuar për spekulimet me Manchester United, por njerëzit në krye të Barçës nuk më kanë thënë asgjë. Pra, atëherë unë do të supozoj se nuk ka asnjë marrëveshje, asgjë për t’u shqetësuar. Kontakte me Ten Hag? Unë nuk do t’ju them këtë”, ka deklaruar holandezi.

/GazetaSinjaliSport/