image David Silva rikthehet aty ku e nisi

Futboll

Futboll/ David Silva rikthehet aty ku e nisi

news image

Pas 10 vitesh me fanellën e Manchester City-t, ku ka luajtur më tepër se 300 ndeshje dhe ka shënuar 57 gola, fantazisti spanjoll David Silva refuzoi të rinovojë kontratën, pasi kishte vendosur të largohej nga “Etihad”.

Vetë Silva e shprehu publikisht vullnetin e tij në fillim të këtij sezoni, ndërsa mediat spanjolle raportojnë se fantazisti po negocion një rikthim te Valencia, pasi kërkon ta mbyllë karrierën pikërisht aty ku e nisi.

David Silva iu bashkua Valencias në vitin 2000, kur ishte vetëm 14 vjeç dhe në 2010-ën u transferua në mënyrë të bujshme te Manchester City, por duket i bindur që të mos i “varë këpucët në gozhdë” pa veshur edhe njëherë fanellën e skuadrës së tij të zemrës.

Mësohet se palët po negociojnë për kohëzgjatjen e kontratës dhe pritet që David Silva të nënshkruajë për dy sezonet e ardhshme me Valencian, për t’u tërhequr më pas nga futbolli, kur të ketë 36 vite mbi supe.