image Rasti në Ferizaj/ Dardan Krivaqa kërkohet si i dyshuar për vrasje të rëndë

Siguri

Rasti në Ferizaj/ Dardan Krivaqa kërkohet si i dyshuar për vrasje të rëndë

news image

Gazeta Sinjali pak më herët ka raportuar se Dardan Krivaqa, njëri nga të dyshuarit se ka dërguar në spitalin e Ferizajt vajzën 18 vjeçare pa shenja jete, është ende në arrati, shkruan Gazeta Sinjali.

Policia e Kosovës e ka konfirmuar se njëri nga të dyshuarit është arrestuar, kurse Dardan Krivaqa ende po kërkohet nga ana e policisë.

“Pas kësaj, policia kanë arritur që të arrestojnë njërin , të dyshuarin me inicialet A.S ( M/K) i moshës 32 , i cili pasi është intervistuar nga policia, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj , i njëjti është ndaluar për 48 orë, ndërsa në kërkim policor është i dyshuari tjetër me inicialet D.K (M/K) i moshës 29 vjeçar”, thuhej në njoftimin e Policisë.

Tutje policia ka njoftuar që dy personat dyshohet se kanë kryer veprën penale “Vrasje të rëndë”.

Sipas policisë krimi është kryer në një objekt banesorë të një rruge në Ferizaj.

Kurse viktima është dërguar në Spitalin e Ferizajt pa shenja jete sot rreth orës 15:08.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/Gazeta Sinjali/