image Dalje masive e qytetarëve në Ferizaj, femrat pa maska u kalojnë policëve “para hundës”, ja çfarë bënë ata (VIDEO)

Kosovë

Dalje masive e qytetarëve në Ferizaj, femrat pa maska u kalojnë policëve “para hundës”, ja çfarë bënë ata (VIDEO)

news image

Qyteti i Ferizajt është vërshuar mbrëmë nga qytetarët, të cilët kanë zgjedhur që orët e vona t’i kalojnë jashtë shtëpive të tyre.

Shëtitje pa maska dhe pa e mbajtur distancën sociale, gjithçka dukej sikur para pandemisë.

Ndonëse në rrugë kishte edhe zyrtarë të Policisë së Kosovës, këtyre të fundit duket se nuk u bënte përshtypje shkelja e masave kundër koronavirusit nga ana e qytetarëve.

Në pamjet që i ka dërguar një sinjalizues i Gazetës Sinjali, shihet se shumë qytetarë pa maska u kalojnë policëve “para hundës”, por, edhe vetë zyrtarët policorë ishin fokusuar të bënin xhiro nëpër qytet.

Gazeta Sinjali ka raportuar për shumë raste kur masat kundër koronavirusit po shkelen edhe nga vetë zyrtarët e PK-së.

Ndryshe, për mosrespektim të masave kundër COVID-19, dje deri në orën 19:00 në të gjithë Kosovën, policia ka gjobitur 610 qytetarë. /Gazeta Sinjali/