image Dalin rezultatet e grave dhe fëmijëve të testuar për Covid-19 në strehimoren e Gjakovës

Kosovë

Pandemia/ Dalin rezultatet e grave dhe fëmijëve të testuar për Covid-19 në strehimoren e Gjakovës

news image

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka kryer 29 teste për gratë, fëmijët dhe stafin e strehimores “Shtëpia e Sigurt” në Gjakovë dhe të gjithë kanë rezultuar negativë në testimin për Covid-19.

Drejtoresha e kësaj strehimoreje, Erblina Dinarama, falënderoi Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës për punën dhe angazhimin e tyre.

Ajo tha se stafi i strehimores mbetet i përkushtuar që të ndihmojë dhe ofrojë shërbime të gjitha grave dhe vajzave të cilat përjetojnë dhunë./GazetaSinjali/