image Daçiq nuk e pranon tërheqjen e Policisë nga objektet e komunave: Janë truke të Prishtinës

Politikë

Daçiq nuk e pranon tërheqjen e Policisë nga objektet e komunave: Janë truke të Prishtinës

news image

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se i sheh si “truke të Prishtinës që Serbia nuk i pranon” zvogëlimet dhe tërheqjet graduale, tashmë përgjysmë, të pranisë së njësive speciale në dhe rreth ndërtesave komunale në veri.

Ai tha më tutje se “qeveria nuk ka pasur leje për dërgimin e Policisë në veri”, duke shtuar se nuk janë të kënaqur me mënyrën e tërheqjes së policëve.

“Kurti nuk ka të drejtë në atë që ka bërë. Është në kundërshtim me marrëveshjet ndërkombëtare, ka dërguar policinë në veri të Kosovës edhe pse nuk ka pasur lejen e KFOR-it dhe as pëlqimin e komunave serbe”, tha më tutje ai në një intervistë për Tanjug.

/GazetaSinjali/