image Cutrone nuk bëhet rehat, as Fiorentina nuk po e do në skuadër

Futboll

Futboll/ Cutrone nuk bëhet rehat, as Fiorentina nuk po e do në skuadër

news image

 Ish-sulmuesi i Milan, Patrick Cutrone nuk po arrin assesi të bëhet rehat. Në verën e kaluar, ai nga Milan u transferua tek skuadra anglez, Wolves, transmeton Gazeta Sinjali.

Por, në janar ai u largua nga Wolves dhe u transferua përsëri në Serie A, por kësaj radhe tek skuadra e Fiorentinas. “Sportsmail” raporton se as Fiorentina nuk dëshiron ta mbajë Cutronen dhe në merkaton e verës do të mundohet t’i gjejë një skuadër të re.

 Fiorentina do të mundohet të gjejë një sulmues tjetër më të talentuar për të luajtur krah Dusan Vlahovic./Gazeta Sinjali/