image Coronavirusi: Valencia do t’i ndalojë tifozët e Atalantas

Futboll

Futboll/ Coronavirusi: Valencia do t’i ndalojë tifozët e Atalantas

news image

Coronavirusi po ndikon jashtëzakonisht shumë edhe në botën e futbollit.

Raportime nga Italia dhe Spanja bëjnë të ditur se Valencia dëshiron t’i ndalojë tifozët e Atalantas, për ndeshjen e Ligës së Kampionëve, më 10 mars.

Gjithë kjo do të ndodh si pasojë e përhapjes së Coronavirusit, që tashmë në Itali është shumë i përhapur.

Pikërisht zona e Lombardisë është e prekur nga virus, dhe skuadra e Atalantas që është me bazë në Bergamo, përfshihet në atë zonë.

Kështu, Valencia po konsiderojnë një ndalim total për tifozët që udhëtojnë nga Italia, për ndeshjen e kthimit.