Coronavirusi po ndikon jashtëzakonisht shumë edhe në botën e futbollit.
Raportime nga Italia dhe Spanja bëjnë të ditur se Valencia dëshiron t’i ndalojë tifozët e Atalantas, për ndeshjen e Ligës së Kampionëve, më 10 mars.
Gjithë kjo do të ndodh si pasojë e përhapjes së Coronavirusit, që tashmë në Itali është shumë i përhapur.
Pikërisht zona e Lombardisë është e prekur nga virus, dhe skuadra e Atalantas që është me bazë në Bergamo, përfshihet në atë zonë.
Kështu, Valencia po konsiderojnë një ndalim total për tifozët që udhëtojnë nga Italia, për ndeshjen e kthimit.