image Conte pas triumfit të Interit: E merituam fitoren

Futboll

Futboll/ Conte pas triumfit të Interit: E merituam fitoren

news image

Antonio Conte thotë se është shumë i kënaqur që Interi i tij ka ide për të luajtur futboll kur e ka dhe kur s’e ka topin në posedim, si dhe pret shumë më shumë nga dyshja sulmuese Romelu Lukaku dhe Lautaro Martinez.

Interi e dominoi derbin della Madonnina, duke e mundur Milanin 2:0, në një ndeshje gjatë të cilës e goditi shtyllën tri herë dhe e detyroi Gianluigi Donnarumman t’i bëjë disa pritje të forta.

Goditja e devijuar e Marcelo Brozovic dhe goli i bukur me kokë i Romelu Lukakut ia mjaftuan zikaltërve të Contes ta fitojnë derbin, megjithatë.

“Ishte fitore e merituar. Jam i lumtur për tifozë sepse derbi është gjithmonë derbi”, tha Conte pas ndeshjes.

“Ne kemi punuar fort në këta dy muajt e fundit. Pashmangshëm, kemi pasur momente të vështira, sepse disa lojtarë kanë ardhur me vonesë e disa të tjerë janë larguar me vonesë, por ne kemi ide për të luajtur futboll kur e kemi topin në posedim dhe kur nuk e kemi. Ia kemi idenë si ekip”, shtoi ai.

“Lukaku mund të japë më shumë, natyrisht. Edhe atij ia kam thënë këtë. Ai është 26 vjeç dhe e kemi blerë falë potencialit që ka. Lautaro Martinez është vetëm 22 vjeç, prandaj ne duhet t’i përmirësojmë më shumë këta lojtar me punë të përditshme. Kjo është puna ime si trajner dhe ata janë ta gatshëm të punojnë me mua për t’u përmirësuar”, theksoi Conte.

Inter është lider i Serie A me pikë maksimale nga katër ndeshje.