image Conte ka disa fjalë për derbin Milan – Inter

Futboll

Sport/ Conte ka disa fjalë për derbin Milan – Inter

news image

Menaxheri italian Antonio Conte, po bëhet gati të përjetojë derbin e parë të “Madoninas” në karrierën e tij.

Ish-legjenda e Juventusit do të ndeshet për herë të parë me Milanin në kuadër të derbit të madh, ndaj emocionet i ka të mëdha.

Ai vlerëson Giampaolon, por thekson se do kërkojë fitoren.

Në derbi ne përballemi me një ekip shumë të mirë siç është Milani, prandaj do të luajmë ashtu siç e meriton të luhet kjo ndeshje. Giampaolo e mori drejtimin e kuqezinjve, sepse e meritonte. Të dy kemi bërë një punë të vështirë. Ai e meritonte këtë mundësi të shkëlqyer, ka treguar se është i përgatitur ashtu si unë. Fitorja në derbi do të thotë shumë, pasi sjell gjëra pozitive dhe entuziazëm. Është normale që të këtu të dëgjosh shumë kritika dhe thashetheme”, citohet të ketë thënë Conte.