Në kuadër të xhiros së 21-të, Manchester City ka mposhtur 2:1 Evertonin në ‘Etihad Stadium’.
Heroi i Manchester City do të jetë Gabriel Jesus, i cili shënoi të dy golat.
Sulmuesi brazilian shënoi në minutat 51’ dhe 51’.
Deri në fund të ndeshjes, Everton arriti të ngushtonte epërsinë, kur realizoi Richarlison në minutën e 71’.
Kjo ishte humbja e parë për Carlo Ancelottin si trajner i Everton./Gazeta Sinjali/