Anëtarja e kryesisë së PDK-së, Vlora Çitaku ka reaguar për vrasjen e trefisht që ka ndodhur sot në Gllogjan të Deçanit.
“E tronditur deri në palcë. Ajo çka ka ndodhur sonte në Deçan është akt terrorist. Ngushellime familjarëve të viktimave. Organet e rendit duhet urgjentisht të angazhohen e ta zbardhin këtë sulm”, ka shkruar ajo.