Ekipi i Chelseas po beson që mund ta transferoj Gianluigi Donnarumma gjatë merkatos verore.
Kjo për shkak të komunikatës së fundit të FIFA-së rreht transferimeve verore për këtë vit, transmeton Gazeta Sinjali.
FIFA ka lejuar që kontratat e lojtarëve të zgjaten deri në përfundim të kampionatëve dhe që transferimet të ndodhin.
Kështu që Chelsea po shpreson shumë që do ta transferoj portierin e Milan.
Duke e parë formën e dobët të Kepas, Chelsea është duke tentuar që të transferoj një portier në këtë merkato.
Përveç Donnarummas, në listë për transferime është edhe Manuel Neuer./Gazeta Sinjali/