Chelsea thuhet se është në bisedime të drejtpërdrejta me Barcelonën për Frenkie de Jong dhe mund ta mposht Manchester United në garën për mesfushorin holandez.
Djajtë e Kuq e kishin bërë yllin e Holandës objektivin e tyre kryesor në mesfushë në afatin kalimtar të kësaj vere.
Sidoqoftë, Man Utd deri më tani ka luftuar për të arritur një marrëveshje me lojtarin që ka ngurruar ta lë Barcelonën, përkundër se dy klubet kishin një marrëveshje në parim. De Jong thuhet se nuk dëshiron të kalojë në Old Trafford dhe një problem tjetër janë edhe pagat e shtyra që Barcelona i detyrohet atij.
Raportet e mëparshme gijthashtu sugjeruan se De Jong në vend të kësaj do të ishte i hapur për të kaluar në Chelsea dhe Londër.
Sipas The Athletic, Chelsea tani është në bisedime të drejtpërdrejta me Barcelonën për një marrëveshje për 25-vjeçarin.
Për më tepër, ata thuhet se janë ‘optimistë’ për të shkuar atje ku United nuk e kanë bërë, duke e bindur lojtarin të largohet.
Chelsea gjithashtu po forcon mesfushën e tyre këtë verë, me Carney Chukwuemeka të Aston Villa. Por pronari Todd Boehly – i cili tani për tani po vepron edhe si drejtor sportiv i klubit – dëshiron më shumë shtesa.