Interi po e konsideron blerjen e N’Golo Kantes pasi Chelsea e ka zbutur qëndrimin ndaj mesfushorit dhe tani janë të gatshëm t’i dëgjojnë ofertat për të.
Kante më parë ishte konsideruar si i pashitshëm, por një sezon jo i mirë nën urdhrat e Frank Lampard ka bërë që situata të ndryshojë.
Gazeta italiane Gazzetta dello Sport raporton se dëmtimet e Kantes dhe një ndryshimi i qëndrimit të Lampardit për të kanë bërë që francezi ta humbasë rolin e tij si pjesë kryesore e skuadrës dhe trajneri i Interit, Antonio Conte dëshiron ta sjellë atë në Itali, transmeton Sinjali Sportiv.
Conte ishte në Chelsea kur Cante nisi të ‘ndriçojë’ në Stamford Bridge dhe mbetet një tifoz i madh i tij pasi dyshja fituan Premier League së bashku me ekipin londinez.
29-vjeçari mund të mos jetë më i paprekshëm te Chelsea, por ka kontratë deri në vitin 2023 dhe do të ishte akoma blerje jashtëzakonisht e shtrenjtë për skuadrën e Serie A.
Frank Lampard është irrituar nga problemet me lëndimet e N’Golo Kantes.
Fituesi i Kupës së Botës gjithashtu nuk largohet pa një pagë astronomike, duke parë kontratën e tij aktuale në Chelsea, në bazë të së cilës raportohet se i merr 290,000 £ në javë. /Sinjali Sportiv