image Çfarë thotë policia për konfiskimin e veturës së importuar nga Morena Taraku?

Kosovë

Çfarë thotë policia për konfiskimin e veturës së importuar nga Morena Taraku?

news image

Policia e Kosovës ka konfirmuar raportimet e Gazetës Sinjali se vetura që e voziste Morena Taraku në Kosovë, është në kërkim ndërkombëtarë.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.

“Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria kundër Krimit të organizuar sot gjatë ditës ka konfiskuar një automjet të tipit “Bentley” me targa Gjermane, e cila ka qenë në kërkim ndërkombëtarë. Kjo veturë e konfiskuar nga Policia e Kosovës është në procedurë të verifikimit”, tha Kelani për Gazetën Sinjali.

Pamje nga momenti i konfiskimit të veturës.

Duke u thirrur në burime të veta, Gazeta Sinjali ka raportuar se vetura në fjalë është raportuar si e vjedhur në Gjermani.

Vetura luksoze të cilën këngëtarja e ka deklaruar si të re, kishte 2,194 kilometra të kaluara dhe regjistrim të rregullt në Gjermani të bërë më datë 22.07.2019. /Gazeta Sinjali/