image "Bentley" i importuar nga Morena Taraku rezulton i vjedhur në Gjermani, sekuestrohet nga Policia

Kosovë

Ekskluzive/ “Bentley” i importuar nga Morena Taraku rezulton i vjedhur në Gjermani, sekuestrohet nga Policia

news image

Vetura “Bentley” në vlerë prej 250 mijë eurosh, të cilën këngëtarja Morena Taraku tentoi ta fuste në Kosovë si të re duke i ikur pagesës së doganës, është raportuar si e vjedhur në Gjermani.

Gazeta Sinjali merr vesh nga burime të sigurta se në Policinë gjermane por edhe në INTERPOL, kjo veturë është raportuar si e vjedhur.

Policia e Kosovës e ka marrë këtë informacion dhe siç merr vesh Gazeta Sinjali, ata e kanë lokalizuar veturën dhe tanimë është duke ndodhur sekuestrimi i saj.

Vetura luksoze të cilën këngëtarja e ka deklaruar si të re, kishte 2,194 kilometra të kaluara dhe regjistrim të rregullt në Gjermani të bërë më datë 22.07.2019.

Gazeta Sinjali do ju mbajë të informuar me kohë për detajet e reja. /Gazeta Sinjali/