Gjatë natës dhe të martën në mëngjes priten reshje të dobëta shiu, e rreth viseve kodrinoro-malore priten edhe reshje bore. Të martën gjatë ditës reshjet do të pushojnë.
Nga dita e mërkurë fusha të presionit të lartë dhe masa të ngrohta ajrore do të shtrihen mbi rajon, që do të favorizojnë mot më të ngrohtë dhe kthjellime me intervale më të gjata me diell. Të premten temperaturat maksimale pritet të arrijnë deri në 20C.
Vlerat e cilësisë së ajrit do të të luhaten përreth vlerave mesatare dhe të mira, ditën e mërkurë do të rriten edhe në të pashëndetshme, kryesisht orëve të mbrëmjes.
Datat:
10.03.2020 – Mot i ftohtë. Në mëngjes kryesisht vranët dhe me reshje të dobëta shiu, në vise kodrinoro-malore edhe borë. Ditën kryesisht me vransira, ndërsa reshjet gradualisht do të pushojnë. Do të fryj erë e lehtë dhe mesatare nga verilindja 1-7m/s.
11.03.2020 – Në mëngjes ftohtë. Ditën më butë me vransira të pjesëshme dhe intervale me diell. Do të fryj erë e lehtë nga jugperëndimi 1-4m/s. Indeksi UV: 2. /Gazeta Sinjali/