Reperi i njohur Trim Ademi, a.k.a. Capital T, sonte do të publikojë projektin e tij më të ri të titulluar “Yalla”.
Ky projekt, siç njoftoi Capital T, është bashkëpunim me reperin ukrainas Capital Bra, shumë i njohur në vendet gjermano-folëse.
Pas sukseseve të tij të mëdha përgjatë këtij viti, reperi e ka në plan të përmbyllë 2019-tën me një bashkëpunim ndërkombëtar.
“Yalla” do të pupblikohet sonte në Spofity, ndërsa në YouTube do të publikohet nesër në orën 12:00.
Kjo nuk është e tëra. Reperi ka paralamëruar se në vitin 2020 ddo të publikojë albumin e tij me titull ‘Skulpturë’./Gazeta Sinjali/