Reperi i njohur i skenës shqiptare, Capital T, e ka gati albumin e ri, të cilin pritet të sjellë më 15 janar.
Këtë e bëri të ditur përmes një postimi në rrjetin social, Instagram, ndërsa prezanton një video për fansat e tij.
“Është koha e albumit, çdo projekt tash e mas është prej “Skulpture” kjo që po nihet thirret “600PS” dhe publikohet më 15 janar në ora 15:15”, ka shkruar mes të tjerash ai.
“Albumit kam vendosur ti lë emrin “Skulpturë”. Skulptura është vepër e artit, është diçka që krijohet me mund, krijohet me forcë, krijohet me pasion e dashuri dhe unë konsideroj që këtë album e kam gdhendur ngadalë në detaje për të sjellë më të mirën për njerëzit që e duan muzikën time”, tha 28-vjeçari në një nga intervistat e tij të fundit.
Ky është albumi i katërt i Capital T, i cili besohet se do të pëlqehet nga publiku marrë parasysh sukseset e tij të deritanishme./Gazeta Sinjali/