image Capital T në bashkëpunim me Jay 1 publikojnë projektin më të ri muzikor

Bota e Yjeve

Capital T në bashkëpunim me Jay 1 publikojnë projektin më të ri muzikor

news image

Reperi i njohur kosovar, Trim Ademi i njohur si Capital-T ka publikuar projektin më të ri muzikor.

Kënga ka ardhur si bashkëpunim me Jay 1, e cila titullohet “Money.

Deri më tani, bashkëpunimi është publikuar në pothuajse të gjitha platformat digjitale.

Ndërkaq, “DMP” mbetet hiti i tij i fundit, që erdhi në bashkëpunim me reperin Ledri Vula. 

Kurse, albumi që do ta publikoj së shpejti Capital-T titullohet “Skulpturë”, prej të cilit deri më tani ka lansuar disa këngë, përfshirë këtu edhe bashkëpunime. /Gazeta Sinjali/