Është njëri ndër këngëtarët më të komentuar në mediat rozë, Capital-T ka nis karrierën në moshë të re.
Gati 10 vjet vjet më parë, ai publikoi një ndër hitet më të mëdha në karrierën e tij, këngën me titull “Ma e mira”.
Kjo këngë ka një domethënie të veçantë për reperin, pasi që në gjenezë e deri në finalizimin e saj, ai është kujdesur për këtë projekt.
Në një shkrim special të publikuar në Instagram pas kaq vitesh, Capital T duke kujtuar me nostalgji hitin e dikurshëm ka treguar edhe se si e kishte krijuar këtë këngë.
Ai thotë se gjithçka nisi spontanisht në studion muzikore, të imporivuzar në shtëpinë e tij.
“Isha në fillimet e karrierës edhe këtë projekt e kam realizuar komplet vet muzikën, tekstin, melodinë, incizimin e finalizimin në shtëpi, në studion time të vogël në vlerë 1000 euro”, ka shkruar fillimisht Capital-T.
Më pas, i njëjti ka vazhduar të tregojë dhe t’u japë një mesazh të gjithë atyre që ëndërrojn të arrijnë në muzikë, duke i motivuar që të punojnë sa më shumë dhe pa u ndalur.
“Morali I histories: S’ka rëndësi sa investon ose në çfarë studio me standard botërore punon, nëse s’I shkruan ndjenjat e përjetime tua, kënga s’ka shpirt edhe s’mund t’i mbijetojë kurrë kohës. Këshu që vetëm bëjeni, qoftë edhe me telefon s’ka rëndësi. Edhe publikoje, lejoje botën le ta dëgjojnë, nëse vërtet vlen, ka me pas sukses pavarësisht promos a mbështetjes apo investimit”, ka shkruar Capital-T./Gazeta Sinjali/