image Capital T ka takuar Erion Veliajn, e falënderon për mbështetjen

Bota e Yjeve

Capital T ka takuar Erion Veliajn, e falënderon për mbështetjen

news image

Reperi i njohur kosovar, Capital T po qëndron në Tiranë. Gjatë qëndrimit atje, artisti është takuar me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, shkruan Gazeta Sinjali.

Në fotografinë e publikuar shihen përkrahë njëri-tjetrit, foto të cilën Capital T e ka ndarë me ndjekësit në Instagram ku edhe ka falënderuar Veliajn për mbështetjen që i ka dhënë gjatë koncertit që artisti mbajti vitin e kaluar në kryeqytetin shqiptar. Event ky që u quajt “Time Capsule”.

Reperi po ashtu tregoi se gjatë takimit me Veliajn kanë biseduar për shumë gjëra të bukura që do të vijnë në vazhdim për Tiranën.

“Dje patem një takim me lalin më t’mirë që ka Tirana Erion Veliajn. Biseduam për shumë gjëra të bukura që po vijnë për Tiranën në vazhdim. Është gjithmonë kënaqësi të ndaj kohë me ju lali dhe faleminderit për mbështetjen që na dhatë për eventin “Time Capsule” që së fundmi e nxorëm në transmetim dhe i cili shënoj 1-vjetorin”, ka shkruar Capital T. /Gazeta Sinjali/

https://www.instagram.com/p/CFed-mIBj0d/?utm_source=ig_web_copy_link