image Capital T dhe Majk publikojnë sot këngën e re

Showbiz/ Capital T dhe Majk publikojnë sot këngën e re

news image

Dy reperët e njohur të estradës, Majk dhe Capital T, janë gati për të publikuar këngën e re, pas bashkëpunimeve të shumta që realizuan.

Të njëjtit tash e disa kanë nisur xhirimet e klipit të ri, ndërsa siç mësohet projekti i tyre pritet të lansohet sot (e mërkurë).

Këtë e bëri të ditur vet reperi Majk me anë të një postimi të ndarë me ndjekësit në llogarinë e tij personale, Instagram.

“Sot ora 17 : 00 , Majk x Capital t – Hala ..”, ka shkruar Majk.

Në ndërkohë, me t’u publikuar fotografitë e tij morën komente nga më të ndryshmet, fansat e të cilëve mezi po presin për këtë duet.

Kur jemi te projektet e përbashkëta, reperët në vitin 2012 sollën këngën me titull “Asnjoni”, derisa bashkëpunimi i dytë “Pasha jetën” i vitit 2018, ishte një ndër më të suksesshmit, duke mbledhur shifra të mëdha klikimesh në YouTube./Gazeta Sinjali/